Jeta e Jezusit

Me mentorin, mentorjën • 16 mësimet • 927 studentët

Mirë se erdhët në kursin “Jeta e Jezusit”! Ju do të njiheni me jetën e Jezusit nga Ungjilli i Lukës, në filmin me shikueshmërinë më të lartë në historinë botërore. Në këtë kurs ju do të gjeni:

  • 16 mësime, të bazuara tek filmi dhe do të keni disa pyetje lidhur me videot që do të shihni.

  • Ju do të keni një mentor/e që do të shohë përgjigjet tuaja por ju mund të zhvilloni edhe biseda për cdo pyetje tuajën.

  • Kur ju të dorëzoni mësimin e parë, mentori/ja juaj do ta vlerësojë atë zakonisht brenda 24 orëve.

  • Në fund të kursit do të pajiseni me certifikatë.

Ne ju këshillojmë të merrni 1 ose 2 mësime në ditë. Kjo do ju lejojë të mendoni thellë mbi përmbajtjen frymërore të mësimit. Ne shpresojmë që ju të kënaqeni me këtë kurs, dhe që t’ju ndihmojë të afroheni sa më pranë Perëndisë!

Një student tha për këtë kurs: "Më e dobishme për mua në këtë kurs ishte kur mentori im më ndihmoi dhe iu përgjigj pyetjeve të mia, kështu që unë kuptoj pak më shumë rreth Biblës. Dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë."

Ky kurs është pjesë e programit “FOKUSI”, i cili përqendrohet në rritjen e besimit personal dhe rritjen e kishave lokale.

© Ky tekst është i mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe nuk mund të botohet ose kopjohet pa leje.

Fillo kursin