Krijimi

Faqe 1 nga 2 në mësim Krijimi

Në këtë kurs Shkrimet janë marrë nga ©2009 "Bibla ABS" Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re: Shoqëria Biblike Shqiptare(ABS), Tiranë

Hyrje

A mendoni ndonjëherë se si u bë toka?Pse ekziston?A ka një Krijues, apo origjina e jetës ishte një aksident?Bibla ofron përgjigje të qarta për këto pyetje.

Gjithçka që Perëndia duhej të bënte ishte të fliste

Vargu i parë i Biblës zbulon që Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje: Në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe tokën. Perëndia duhej vetëm të fliste për të krijuar dritën, diellin, hënën dhe yjet, pemët dhe bimësinë, zogjtë, peshqit dhe kafshët e egra. Zoti jo vetëm që krijoi botën e dukshme (pemët, kafshët), por edhe botën e padukshme: qeniet shpirtërore, si engjëjt.

Zanafilla 1:3-5 Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Dhe u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes: dita e parë.

Kjo është mënyra se si Perëndia krijoi gjithçka: duke folur fjalën e tij.Ai nuk kishte nevojë për asgjë tjetër!

Perëndia e krijoi njeriun në imazhin e tij

Perëndia krijoi gjithçka në gjashtë ditë. Në ditën e gjashtë, ai vendosi të krijonte njeriun. Dëgjini se çfarë thotë Bibla:

Pastaj Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe». Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas **shëmbëlltyrës** së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai i krijoi mashkull e femër. Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Jini të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni dhe sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë’.

Zanafilla 1:26-28

Zoti krijoi qeniet njerëzore në imazhin e tij. Të gjitha qeniet njerëzore, burra dhe gra njësoj, kanë vulën e imazhit të Perëndisë mbi to. Kjo eshte shume e rendesishme. Do të thotë që ata janë të ndryshëm nga kafshët. Të jesh krijuar në imazhin e Perëndisë do të thotë se kemi një shpirt dhe që jemi krijuar për të patur marrëdhënie me Perëndinë! Do të thotë gjithashtu se ne kemi një sens moral, kështu që na është dhënë aftësia për të dalluar të keqen nga e mira. Ne jemi të aftë për dashuri dhe mund të mendojmë në një mënyrë racionale. Ne morëm urtësi dhe forcë nga Perëndia për të sunduar dhe kujdesur për tokën dhe të gjitha krijesat e saj të gjalla. Perëndia na dha një përgjegjësi të veçantë për të kryer një punë të mirë. Ne jemi përgjegjës për këtë para Zotit. Asnjë krijese tjetër nuk i dha Zoti një detyrë të tillë. Ne kemi për qëllim të kemi një marrëdhënie me Perëndinë.

Tek Zanafilla 2:5-25 lexojmë se Perëndia krijoi Adamin nga pluhuri i tokës dhe më pas formoi Evën nga një brinjë e Adamit. Perëndia u dha atyre detyrën të kujdeseshin për kopshtin e Edenit. Në mësimin tjetër mësojmë se si çifti i parë njerëzor e bëri këtë.

Gjithçka që Perëndia krijoi ishte e mirë

Zanafilla 1:31 thotë:

Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë. Dhe u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes: dita e gjashtë’.

Dhe më pas në Zanafilla 2:2,3:

Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë pushoi nga gjithë vepra që kishte kryer. Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi sepse atë ditë Perëndia pushoi nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe bërë.

Gjithçka që Perëndia kishte bërë ishte shumë mirë në sytë e tij. Kjo është sepse Perëndia është i mirë dhe i pastër; asnjë e keqe nuk gjendet në të. Perëndia krijoi një botë të mrekullueshme me një burrë dhe një grua për të sunduar mbi të. Ai pushoi ditën e shtatë nga e gjithë puna që kishte bërë dhe e bëri këtë ditë një ditë të shenjtë, një ditë që duhet ndarë mënjanë për të pushuar dhe për të marrë forca të reja. Ishte një botë e shëndetshme në të cilën jetonte burri dhe gruaja e tij, një jetë në të cilën ata gëzonin një marrëdhënie të përditshme me Zotin që i krijoi ato.

Pikat Kryesore

  1. Zoti krijoi duke folur: ai është i Plotfuqishëm.

  2. Perëndia krijoi vetëm gjëra të mira.

  3. Njerëzit u krijuan në imazhin e Perëndisë: ata kanë urtësi dhe u krijuan për të patur një marrëdhënie me Perëndinë.

Ky kurs është pjesë e programit “FOKUSI”, i cili përqendrohet në rritjen e besimit personal dhe rritjen e kishave lokale.

© Ky tekst është i mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe nuk mund të botohet ose kopjohet pa leje.

;